Shtrija dorën vëllait

Nën qiellin e Anton Çetës

Nuk ka vend për urrejtje

Shtrija dorën vëllait

 

Mbi varret e dëshmorëve

Nuk ka vend për pranga

Shtrija dorën vëllait

Bashkë ruajeni Lirinë

 

Në fytyrat a pafajshme të fëmijëve

Mes ëndrrave e shpresave

Nuk ka vend për dhembje

Shtrija dorën vëllait

 

Shtrija dorën vëllait!

Shtrija dorën vëllait!

Shtrija dorën vëllait!

Shtrija dorën vëllait!