Ndarja

Atë ditë

Kur vëllai i vogël

I mbushi 18 vjet

Dolën te arat

 

Shpërthekuan këmishat

Shkulën zemrat

Nga gjokset burrërore

E i bënë gurë megjash